fbpx

Vizioni dhe vlerat

Origjina e produkteve të Blerta’s Face Care daton mbi 80 vite më parë, atëherë kur produkti i parë u krijua me shumë dashuri në mënyrë artizanale .

Receta e parë e cila u përdor në atë kohe dhe vizioni për të krijuaj një produkt i cili zgjidh problemet kryesore me lëkuren ishte pikërisht pikënisja e brand-it “Blerta’s Face Care” , kompani e cila startoj  në Kosovë, e për tu zgjeruar më vonë me shitje në të gjithë botën e me një gamë të gjerë të produkteve e cila ndërkohë vazhdon e rritet.

Pikërisht autenciteti i recetës së parë dhe përmbajtja organike që produkti i parë kishte në vete – ishte faktori kryesor që tradita e krijimit të produkteve organike të vazhdoj sot e asaj dite.

Me startimin e kompanisë  ne bashkëpunuam ngusht me kozmetolog me përvojë nga Sofia, Bulgaria që të vërtetojmë se produktet tona kanë 100% përmbajtje organike dhe të jenë dermatologjikisht të testuara për efekte anësore.

Sot, pas 7 viteve punë ne kemi arritur që të ruajm origjinalitetin e recetës së parë e njëkohësisht kemi shtuar produkte të reja, ku disa produkte në vete përmbajnë recetë mbi 300 vite të vjetër.

Ne sot operojmë me shitje pothuajse në të gjithë boten dhe gjdo ditë vazhdojmë të kthejmë buzëqeshjen e lumturinë në fytyrat e shumë personave të cilët kanë vendosur që ti besojnë produkteve tona.

Duke mos harruar origjinalitetin e lashtë të recetës së parë dhe mënyrën se si filloj vizioni i kompanisë tonë, ne e vazhdojmë të ardhmën duke shtuar produkte të reja dhe duke u zgjeruar në fushën e kozmetikes.

favicon
7

vite punë

45

Shtete

100,000

Ndjekës

20000

Klientë të kënaqur